Evidencat dhe përmbledhja e ngarkesës mësimore online

Aplikacioni për plotësimin e evidencave, kontrollin e orëve dhe gjenerimin e dokumenteve përdoret në shfletues, pa llogari përdoruesi.

Hap aplikacionin

1. Si përdoret formulari

01 · Të dhënat e evidencës

Plotësohen të dhënat bazë:

Data e fillimit të semestrit përdoret për llogaritjen automatike të javës së çdo regjistrimi. Drejtuesi i departamentit plotësohet automatikisht nga referenca.json dhe nuk ndryshohet nga përdoruesi.

02 · Kreditet dhe ngarkesa

Vendosni kreditet për lëndën/modulin e zhvilluar, grupet për çdo kategori. Kur ka kredite, kërkohet të paktën një grup. Numri i grupeve plotësohet sipas ndarjes së miratuar nga dekanati dhe përfaqëson grupet për të cilat pedagogu realizon veçmas ngarkesën e deklaruar. Orët e parashikuara llogariten sipas koeficientëve të tabelës 3 në Rregulloren e Zhvillimit Kurrikular dhe Mësimdhënies në UPT, të konfiguruar në referenca.json.

ECTS-të totale llogariten si shuma e krediteve të kategorive, pa shumëzim me numrin e grupeve.

03 · Regjistrimet e mësimit

Për çdo regjistrim plotësoni datën, numrin e studentëve të pranishëm, temën dhe orët e zhvilluara sipas kategorive.

Kolona “Shuma / dt.” mbledh orët e atij regjistrimi. Nëse ka disa regjistrime për të njëjtën datë, raporti narrativ i bashkon për kontrollin e totalit ditor.

04 · Verifikimi dhe dokumentet

Klikoni Verifiko për të kontrolluar plotësimin e formularit dhe përputhjen e orëve faktike me orët e llogaritura sipas krediteve dhe grupeve.

Kolona Mbeten (+) / Tejkalim (−) tregon diferencën (në celular titulli shfaqet shkurt si + / −):

Pas verifikimit, Shkarko evidencën dhe raportin shkarkon një PDF kur të dhënat janë të vlefshme, edhe nëse ka mungesa ose tejkalime orësh. Gabimet në plotësimin e formularit bllokojnë gjenerimin.

Përmbledhja e ngarkesës mësimore hap faqen e përmbledhjes në një skedë të re.

2. Dokumenti që gjenerohet

Evidenca mësimore

PDF-ja përmban të dhënat e lëndës, kreditet dhe grupet, regjistrimet e mësimit, totalet e orëve dhe hapësirat për nënshkrim. Datat paraqiten në formatin dd.MM.yyyy.

Kur ka diferenca, poshtë tabelës shfaqet:

Kur orët përputhen për çdo kategori, statusi nuk shfaqet. Zëvendësimet shënohen me *; sqarimet paraqiten në raport.

Emri i skedarit: Evidence_EmriLendes_EmriPedagogut.pdf.

Raporti narrativ

Raporti përfshihet në të njëjtin PDF dhe nis në faqe të re pas evidencës. Përmban:

Kategoritë me zero kredite dhe zero orë nuk shfaqen. Datat e shënuara me * paraqiten edhe kur nuk janë shtuar sqarime. Përputhja e totalit nuk nënkupton përputhjen e secilës kategori.

3 · Vazhdoni më vonë

Formulari nuk ruhet automatikisht. Shkarkoni draftin përpara se të mbyllni ose rifreskoni faqen.

Emri i skedarit: upt_evidence_formular_DD-MM-YYYY.json (data e shkarkimit).

Drafti përdoret për të rikthyer formularin; nuk është JSON-i përmbledhës që importohet te faqja e përmbledhjes.

4 · Kodi QR

Kodi QR vendoset vetëm te evidenca dhe përmban të dhënat përmbledhëse: pedagogun, lëndën, programin, vitin akademik, semestrin, ciklin dhe, për çdo kategori me kredite, kreditet, numrin e studentëve, grupet dhe orët faktike.

QR-ja përmban orët faktike dhe një shenjë që tregon nëse ato përputhen me orët e parashikuara për çdo kategori. Nuk përmban orët e parashikuara ose diferencat numerike.

QR-ja përdoret për të shtuar evidencën te faqja Përmbledhja e ngarkesës mësimore, vetëm përmes ngarkimit të PDF-së origjinale. QR-ja nuk pranohet veçmas (kamerë, foto ose JSON), sepse pa PDF-në nuk mund të verifikohet.

QR-ja nuk përmban regjistrimet e plota të mësimit dhe nuk zëvendëson draftin JSON të formularit.

5 · Përmbledhja e ngarkesës mësimore

Kjo faqe mbledh evidencat sipas pedagogut, vitit akademik dhe semestrit.

Leximi dhe shtimi i evidencave

Te 01 · Lexo evidencën, klikoni Ngarko PDF dhe zgjidhni një ose disa PDF origjinale të evidencave. Anulo leximin ndërpret leximin e PDF-ve.

Ngarkoni një PDF për çdo evidencë. Për secilën PDF, aplikacioni lexon QR-në e evidencës dhe e pranon evidencën vetëm kur gjithçka përputhet. Përndryshe, tregon fushat që nuk përputhen.

Pozicioni i QR-së gjendet nga teksti, prandaj skanohet vetëm ajo zonë dhe një PDF lexohet zakonisht brenda një sekonde. Vetëm kur QR-ja nuk lexohet aty, kërkohet në faqet e plota, gjë që zgjat më shumë.

Evidencat paraqiten me radhë te 02 · Kontrollo evidencën. Kontrolloni të dhënat dhe klikoni Shto në përmbledhje, ose Kalo / Mbyll për të mos e shtuar evidencën.

Ngarkimi i skedarëve nuk i shton automatikisht evidencat në përmbledhje.

Si llogaritet përmbledhja

Te 03 · Përmbledhja, filtroni evidencat sipas pedagogut, vitit akademik dhe semestrit.

Për çdo kategori:

Numri i studentëve është një total sipas evidencave, jo numër studentësh unikë ndërmjet lëndëve.

Tabela paraqet shumën e orëve në auditor, shumën e orëve mbështetëse dhe totalin e përgjithshëm. Zërat 6–10 nuk plotësohen automatikisht nga formulari aktual.

Te 04 · Evidencat e përfshira mund të shihni evidencat që përbëjnë përmbledhjen.

Evidencat e përsëritura

Aplikacioni identifikon evidencën sipas pedagogut, lëndës, programit, vitit akademik, semestrit dhe ciklit.

Një evidencë identike nuk shtohet dy herë. Nëse të dhënat e saj kanë ndryshuar, kërkohet konfirmim për zëvendësimin e versionit të ruajtur.

Eksportimi

Eksporti dhe importi i JSON-it nuk ofrohen më. Për të përdorur përmbledhjen në një pajisje tjetër, ngarkoni përsëri PDF-të origjinale.

CSV-ja përdor pikëpresjen (;) si ndarës. Për të shmangur problemet e karaktereve gjatë hapjes në Excel, ë/ç dhe simbolet e veçanta zëvendësohen me forma të thjeshta.

Shkresa e realizimit të ngarkesës mësimore

Te 05 · Shkresa e realizimit të ngarkesës mësimore, përdoren evidencat e përzgjedhura te seksioni 03.

Shkresa gjenerohet vetëm kur të gjitha evidencat e përzgjedhura kanë përputhje të plotë orësh për çdo kategori. Mungesat ose tejkalimet e bllokojnë shkresën, por jo importimin në përmbledhje.

Plotësoni:

Emri, viti akademik dhe tabela e ngarkesës merren automatikisht nga evidencat e përzgjedhura.

Totali përfshin orët në auditor dhe orët mbështetëse, përfshirë praktikën kur ka.

Kur norma nuk tejkalohet, shkresa nuk përfshin kërkesën për pagesë të orëve mbi normë.

Klikoni Gjenero shkresën për ta shkarkuar drejtpërdrejt si PDF. Nëse ndryshoni evidencat ose të dhënat, gjenerojeni përsëri.

Emrat e drejtuesve, lista e normave dhe referenca ligjore për pagesën e orëve mbi normë merren nga referenca.json.

Përpara gjenerimit, sigurohuni që keni përfshirë të gjitha evidencat e nevojshme.

6 · Ruajtja e të dhënave

Aplikacioni nuk ka llogari përdoruesish ose arkiv të përbashkët.

Pastrimi i të dhënave të shfletuesit mund të fshijë përmbledhjen. Në shfletim privat, ruajtja mund të jetë e përkohshme.

Për kopje rezervë përdorni Shkarko draftin për formularin dhe ruani PDF-të e evidencave; përmbledhja rindërtohet duke i ngarkuar përsëri.

7 · Origjinaliteti i evidencave

Kontrolli QR garanton që të dhënat e përmbledhjes janë ato të shtypura në evidencë. Ai nuk vërteton që mësimi është zhvilluar, nuk zbulon një PDF të redaktuar me program të specializuar dhe nuk mbron të dhënat e ruajtura në shfletues nga ndryshimi me mjetet e zhvilluesit. Dokumenti me vlerë mbetet evidenca e nënshkruar; shkresa pranohet bashkë me PDF-të origjinale të firmosura.

8 · Publikimi dhe konfigurimi

Aplikacioni publikohet në GitHub Pages dhe përdoret nga shfletuesi, pa instalim dhe pa identifikim.

Skedari referenca.json, në direktorinë kryesore, përmban:

Fontet ndodhen në folderin fonts/ dhe ngarkohen nga vetë faqja. Skedarët përmbajnë vetëm shkronjat latine (përfshirë ë, ç dhe shkronjat e gjuhëve evropiane), që të ngarkohen shpejt.

Të dy fontet janë me licencën SIL Open Font License 1.1; teksti i licencës ruhet në folderin fonts/.

Ndryshimet e konfigurimit nuk përditësojnë dokumentet e shkarkuara ose evidencat e ruajtura më parë në përmbledhje.

Versioni: 3L202611.22

9 · Kufizime

10 · Rrjedha e përdorimit

Plotëso formularin → Verifiko → Shkarko evidencën dhe raportin → Ngarko PDF-në te përmbledhja → Kontrollo totalet → Gjenero shkresën.